10:09 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dogana nis zbatimin e masës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës nga 10% në 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, nxiti reagime të shumta te këto dy shtete.

Derisa, qytetarët dhe personalitete të shumta të Kosovës e kanë mirëpritur këtë vendim të Qeverisë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ky vendim i shumëpërfolur sikurse ai për 10%, nuk ka vonuar aspak të hyj në fuqi. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Po, vendimi për taksa ka hyr fuqi në Doganën e Kosovës”, ka thënë shkurt Stavileci.

Kujtojmë se ndaj taksës ka reaguar Bashkimi Evropian, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheq menjëherë këtë vendim, me të cilin është shkelur marrëveshja e CEFTA-s dhe ajo e MSA-së. /Indeksonline/