75 Mall Live Search
12:23 / E Hënë, 15 Janar 2024 / mp

Dogana, parandalon mallra kontrabandë përmes autobusit në Merdare

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në hyrje të Kosovës kanë ndaluar dhe ushtruar kontroll të autobusi, derisa rezultat i të cilit ka qenë zbulimi i një sasie të konsiderueshme malli të padeklaruar.

Në këtë rast, janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara 189 Njësi Elektrike / Paisje Smart, duke përfshirë priza, ndërprerës dhe termometra, me një vlerë përafërsisht 8,000.00 euro.

Malli i padeklaruar është sekuestruar dhe në përputhje me rregulloret aktuale, derisa janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj kompanisë përgjegjëse.