09:41 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / MSH

Dogana parandalon kontrabandën me celularë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet Antikontrabandë të saj kanë zbuluar një tentim kontrabande me telefona celularë.

Në pikëkalimin kuftar të Aeroportit u konfiskuan 33 telefona të mençur, apo “smart phone”.

“Malli është sekuestruar dhe lënda ështe referuar në procedurë kundërvajtëse” thuhet në njoftimin e Doganës.