75 Mall Live Search
14:28 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Dogana rrit performancën e të hyrave, gjatë janarit kalojnë 80 milionë euro

Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 për mbi 9%.

Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje, e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milionë euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo  apo 9.3% më shumë.

Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit, i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare.