75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / S Z

Dogana sekuestron dy automjete luksoze, vlera e tyre marramendëse

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës,  kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.

Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit./Indeksonline/