16:24 / E Martë, 12 Shtator 2023 / MSH

Dogana seukestron mall të kontrabanduar në vlerë prej 40 mijë eurosh

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolla pa paralajmërim tek 5 subjekte dhe sekuestruan 40.000 euro vlerë të mallrave.

Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë tek 5 subjekte të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara.

Njesitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar.  Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe iOS, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi