11:58 / E Hënë, 22 Maj 2023 / mp

Dogana sekuestron mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim

Njësit e Doganës së Kosovës pas sigurimit të informatave se në fshatin Novak të Prizrenit është duke u realizuar prodhim i pijeve alkoolike pa autorizim, kanë organizuar një aksion me qëllim verifikimin e kompanisë së dyshuar.

Njësit e Doganës së Kosovës pas bastisjes ne lokacionin e dyshuar në fshatin Novak, kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.

Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë bllombuara, derisa sasia e gjetur është si në vijim:

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra;

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra;

– Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra;

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra;

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00

litra;

– Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra;

– Mbetje te verës, sasia 200.00 litra;

Për mallin e konstatuar dhe të ndaluar si më sipër, taksat e akcizës arrin në vlerën rreth 30.000 mijë euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme pas intervistimit të personave përgjegjës.