75 Mall Live Search
14:20 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / L K

Doganierët ndaluan një Porsche, i gjejnë 57 mijë euro të paluara në brekë dhe sutjena të një pasagjereje

Doganierët, në bashkëpunim me policinë, në pikën kufitare Gradinë, midis Bullgarisë dhe Serbisë, kanë penguar një pasagjer që të kontrabandonte rreth 57 mijë euro.

Rasti u zbulua kur një veturë Porsche Cayenne me targa të huaja, me dy pasagjerë që udhëtonin nga Gjermania në Turqi, erdhi për kontroll në dalje nga Serbia, shkruan Indeksonline.

Ndonëse kanë deklaruar vetëm bagazhet personale dhe shumën e lejuar të parave, gjatë kontrollit të pasagjerit iu gjetën 56.800 euro në brekët dhe sutjenat.

Nga kontrolli i mëtejshëm u gjetën edhe 18 mijë euro të tjera në çantën e shoferit.

Pasagjerëve iu kthyen nga 10 mijë euro, shuma që mund të kalojë përtej kufirit pa raportim, ndërsa për fatin e shumës së mbetur do të vendosë gjykata kompetente./Indeksonline/