75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / k.v

Dogji dy automjete për motive të dobëta, policia arreston 34-vjeçarin

Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim I. F., 34 vjeç, banues në Cërrik.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B..   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./IndeksOnline/