Dogji makinën dhe fshehu paratë e grabitësve, shpallet në kërkim ish-policja
Është shpallur në kërkim gjatë ditës së sotme ish-policja Edlira Bici, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit duke djegur njërën prej makinave të grupit për të çorientuar policinë.
Krahas Rinasita ajo dyshohet se ka marrë pjesë edhe në disa grabitje të tjera të grupit siç ishte ajo në zonën e Trenit si edhe thyerja e blindave në rrugën Tiranë-Rinas.
E.Bici, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohet se është njohje e vjetër e Admir Murataj dhe grupit të tij.
Ka dyshime se kishte lidhje intime me njërin nga anëtarët e bandës.
Mesohet se ajo ka marrë pjesë edhe në grabitjen e 9 Shkurtit 2017, ku në rrugën e Rinasit u grabitën rreth 3,8 milionë euro.
Edhe në këtë ngjarje, ajo ka qenë e ngarkuar me transportin e parave.
Ndërsa shkëputja e saj nga puna përkon me grabitjen e parë, që ka bërë grupi i Admir Muratajt, tek një bankë e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit.