Dogji me cigare ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Itali

Karabinierët e Viareggio në Itali kanë arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në qytet, nën akuzën e dhunës dhe shkeljes së urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për ish-bashkëshorten e tij.
Burri, pavarësisht masës, vazhdonte ta kërcënonte dhe përndiqte gruan me telefonata, mesazhe, madje i shkonte dhe në ambiente të punës.
Në një prej incidenteve të fundit, 35- vjeçari e dogji në dorë me cigare ish-partneren, gjë që detyroi gruan ta njoftonte policinë për të marrë masa ndaj tij. /A2/