75 Mall Live Search
14:46 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / MSH

Doja Cat ndan lajmin e trishtë me fansat

Këngëtarja e njohur, Doja Cat së fundmi po vuan nga disa probleme shëndetësore.

Autorja e hitit “Woman” një ditë më parë ndau me fansat problemin e saj me bajamet. Cat iu desh të hiqte njërën nga bajamet e saj për shkak se ishin infektuar dhe përkeqësuar nga pirja e alkoolit dhe cigares elektrike gjatë paraqitjes së saj në Billboard Music Awards 2022.

Gjatë ditës së sotme përmes një postimi në Twitter njoftoi se do të anulonte shfaqjet nëpër festivale, madje dhe një turne që pritej të mbante me The Weekend.

Ajo ndër të tjera tregoi se i duhet pak kohë të marrë veten pas operacionit që do të kryej në bajame.

“Përshëndetje, doja që së pari ta dëgjonit nga unë. Fatkeqësisht më duhet të bëj një operacion në bajame sa më shpejt të jetë e mundur. Operacioni është rutinë, por rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes.

Kjo do të thotë se duhet të anuloj festivalin tim këtë verë, si dhe turneun e The Weeknd. Ndihem shumë keq për këtë, por mezi pres që të shërohem dhe t’i rikthehem muzikës, duke krijuar një eksperiencë me të gjithë ju,”-ka deklaruar Doja. /IndeksOnline/

No description available.