75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 25 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Doja Cat pëson humbje të madhe në rrjete sociale, ja arsyeja

Pas një ‘përplasje’ që pati me fansat, Doja Cat, ka pasur një rënie masive të ndjekësve.

Ajo ka humbur mbi 200 mijë ndjekës dhe ka çaktivizuar llogarinë e saj ‘Threads’ pasi refuzoi të thoshte se i do fansat e saj.

Ajo kishte nisur një sulm ndaj përdorimit të termit ‘kittenz’, të cilin ndjekësit e saj të përkushtuar e quajnë veten, ngjashëm me ‘Swifties’ të Taylor Swift.

Shumë artistë kanë emra kafshësh për ndjekësit e tyre, me Dojan që ofron zgjedhjen e emrave për fansat në një sondazh në vitin 2020.

Sondazhi ishte për të vendosur midis kotele dhe këlyshëve të cilët, reperja i nxori me paqartësi, duke shkruar: “Sepse nuk ndihem moralisht e drejtë t’ju vë emrin”.

Ajo e ka përdorur emrin publikisht vetëm për të promovuar këngën “Say So”, por fansat e kanë përdorur etiketën për të nxitur mbështetjen e tyre ndaj saj.

Pavarësisht numrit të lartë të ndjekësve, Doja po largon fansat e saj më besnikë, për shkak të këtyre reagimeve të fundit.

Tre llogari të mëdha të fansave fshinë profilet e tyre të medieve sociale – Doja News, The Kittens Room, Doja HQ – së bashku me shumë të tjerë.