17:30 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

Dojna pyet si mund të duket bebi i saj dhe e mori përgjigjen

Dojna dhe Vlashenti së shpejti do bëhen prindër për herë të parë. Këtë periudhë po e shijojnë në maksimum duke udhëtuar e duke ndarë edhe me ndjekësit momente nga jeta e tyre dhe gëzimin që po përjetojnë.

Por ashtu si çdo vajzë që është në pritje të ëmbël, edhe Dojna është kurioze të dijë si do të duket bebi.

“Jam kurioze të di çfarë miksi mund të dalë mes këtyre të dyve”, shkruan Dojna dhe shumë ndjekës komentojnë se me shumë siguri bebi do të ketë kaçurrela si Vlashenti dhe sytë e bukur si Dojna.