75 Mall Live Search
22:53 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

“Doki” i LDK-së thotë se sot ishte tërmet në Dobratin

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka marrë përkrahje të madhe në Dobratin.

Hyseni, përmes një postimi në facebook është shprehur se u pritëm në një atmosferë të zjarrtë, me plot shpresë e mbështetje të parezervë.

Ndërsa theksoi se Dobratini sonte i dha vulën e fitores sonë në Llap.

“Gjithnjë e më shumë, përherë e më të mobilizuar, të vendosur e të përcaktuar për ndryshim!

U pritëm në një atmosferë të zjarrtë, me plot shpresë e mbështetje të parezervë. Dobratini sonte i dha vulën e fitores sonë në Llap. Kushtrimi i fitores po bie gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm deri në ditën e vulosjes më 9 shkurt!

Bashkohuni me ne, boshkohuni për ndryshim në mënyrë që atë ta bëjmë bashkë!”,ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ekrem Hyseni kandidon me numër 16./Indeksonline/