Doktor shkence/ Të enjten merr titullin e lartë një studente e dalluar e Ekonomikut

Shumë studentë janë storje suksesi pikërisht për shkak të etjes së tyre për dije.
Ndër ta është edhe Shkendije Nahi, e cila javën e ardhshme do të mbrojë punimin e doktoratës.
Nahi do të marrë titullin doktor shkence në Fakultetin Ekonomik, duke diplomuar me punimin me titull “Mundësitë e zhvillimit të tregut të letrave me vlerë”.
Ceremonia e diplomimit do të mbahet më 28 dhjetor, me fillim nga ora 11:00.
Mentor i kandidates dhe punimit të doktoratës është Prof. Dr. Gazmend Luboteni. Mbrojtja e punimit të doktoratës do të bëhet para komisionit profesional, në përbërje nga:
1. Prof. Dr. Driton Balaj – kryetar e komisionit (Fakulteti Ekonomik ,Universiteti i Prishtinës)
2 . Prof. Dr. Safet Merovci – anëtar i komisionit (Fakulteti Ekonomik ,Universiteti i Prishtinës)
3. Prof. Dr. Drini Salko – anëtar i jashtëm i komisionit (Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Tiranë-Republika e Shqipërisë).