Doktoresha e befason Zemajn në Lipjan, masa e duartroket
Armend Zemaj është vlerësuar edhe në Lipjan për nismën e tij të parë si ish-ministër i Shëndetësisë për specializimet e doktorëve nga shteti.
Një doktoreshë i ka dhënë meritat e tij për këtë nismë, ndërsa është duartrokitur nga masa.
“Pas një ndërprerjeje të padrejtë dhe të paarsyeshme gati 5-vjeçare të specializimeve nga shteti, edhe në kohën më të rëndë globale të pandemisë Covid-19, si ministër i Shëndetësisë arritëm ta zhbllokojmë këtë proces jetik për sistemin tonë shëndetësor.
Brenda një periudhe të shkurtër mundësuam hapjen dhe fillimin e rreth 1500 specializimeve për mjekët e rinj, duke u dhënë shpresë profesionistëve tanë dhe duke forcuar të ardhmen e shëndetësisë në vend.
Sot, sistemit tonë shëndetësor po i bashkohen këta mjekë specialistë të të gjitha profileve.
Por fatkeqësisht, ky proces nga keqqeverisja aktuale sërish po përballet me ngecje dhe pasiguri.
Andaj, pas 7 qershorit, ju sigurojmë rikthimin e meritokracisë, transparencës dhe planifikimit afatgjatë në sistemin e shkollimit specialistik. Jemi zotuar dhe kemi dëshmuar se do të sigurojmë hapje të rregullt dhe të parashikueshme të specializimeve çdo vit, sipas nevojave reale të institucioneve tona shëndetësore.
Çdo mjek i ri duhet ta ketë të qartë rrugën profesionale të zhvillimit të tij, pa vonesa burokratike dhe pa pengesa politike.
Shëndetësia mund të ecë përpara vetëm me investim të sigurt në kuadro profesionale.
Ky është angazhimi im. Ky është premtimi” shkruan Zemaj në reagim.

