75 Mall Live Search
09:44 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / L K

Doktoresha e njohur kosovare ftohet në Japoni për të ligjëruar një temë profesionale

Endokrinologja e njohur kosovare, Venera Berisha-Muharremi e ka nisur vitin mbarë. Ajo është ftuar si ligjeruese në Osaka të Japonisë për të ligjëruar temën e Photobimodulimit apo laserit te gjëndra tiroide.

“Pas inovacioneve në Photobiomodulim ( Laserin e gjëndrës tiroide), duke e vendosur Kosovën në njërën prej 5 qendrave botërore ku kryhet kjo procedurë, filluan ftesat në disa Konferenca të medha botërore, edhe përtej kontinentit tonë!
E nderuar të jem e ftuar si ligjeruese në Osaka të Japonisë për të ligjëruar temën e Photobimodulimit apo laserit te gjëndra tiroide”, shkruan Berisha-Muharremi në njoftim./Indeksonline/