11:13 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Doktoresha kosovare ftohet si folëse në Kongresin e njohur botëror, ndjehet krenare!

Doktoresha Venera Berisha- Muharremi ka bërë të ditur se është ftuar në Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë që shënon 30 vjetorit të Asociacionit Botërorë të Trajtimit Laserik.

Berisha- Muharremi, gjithashtu do të jetë edhe një ndër folëset në këtë event botëror, ku ndjehet mjaftë krenare për këtë arritje.

“Nuk mund të fshehi emocionet e as mburrjen!

Sot, pranova njoftimin të jem Folëse e ftuar ( Invited speaker) ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botërorë të Trajtimit Laserik.

Puna, investimi dhe sakrificat në shkollim dhe edukim, medoemos dikur shpërblehen!”, ka shkruar ajo./IndeksOnline/