Doktoresha kosovare në një tjetër nivel profesional, ftohet të jetë këshilltare mjekësore në një qender laserike në Londër

Doktoresha Venera Berisha-Muharremi ka bërë të ditur se prej sot përveç marrëveshjes dhe angazhimeve në Kosovë të jetë këshilltare mjekësore në Londër
Berisha-Muharremi ka shtuar se me praninë e znj. Ruth Phypers do të jetë këshilltare mjekësore në Laser Medicine – Qendra Lidere Terapeutike Laserike.
“Prej sot në një tjetër nivel profesional!
E nderuar sot me praninë e znj. Ruth Phypers dhe marrëveshjen që përveç angazhimeve në Kosovë të jem këshilltare mjekësore në Laser Medicine – Qendra Lidere Terapeutike Laserike në Londër”, ka thënë Berisha-Muharremi./Indeksonline/