14:46 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mjekja kosovare, në mënyrë vullnetare, në shërbim të lojtarëve të lënduar

Mjekja, Safete Bytyçi po bën një vepër mjaft humane, e këtë krejtëisht në mënyrë vullnetare.

Ndonëse e re në moshë dhe pavarësisht angazhimeve të saj, Safetja pa asnjë cent, madje me përgjegjësi dhe motiv është në shërbim të lojëtarëve të lënduar të KF DEJNI, përcjell Indeksonline.

Ajo për kontributin e saj nuk ka pranuar të paguhej nga ky klub futbollistik.

E, pikërisht për shkak të kësaj vepre të saj tejet njerëzore, dritarja sociale “Fshati Dejne” dhe KF DEJNI i kanë propozuar Komunës së Rahovecit, përkatësisht Drejtorisë Komunale për Kulturë dhe Sport që ta shpallë, mjeken. Safete Bytyçi, vullnetare sportive të vitit./Indeksonline/