11:24 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Doktoresha Rezana Saraçi jep këshilla të rëndësishme për shërbimet dhe mjekësinë estetike

Doktoresha e estetikës, Rezana Saraçi-Govori ka folur në RTK për shërbimet estetike dhe kërkesat më të mëdha për këto intervenime.

Ajo tha se këto shërbime estetike nuk duhet të kryhen në studio apo qendra bukurie por vetëm në klinika mjekësore.

“Shërbimet estetike nuk duhet të kryhen në studio apo qendra bukurie por vetëm në klinika mjekësore. Këto shërbime patjetër duhet të kryhen prej personit adekuat, një profesionisti që e njeh anatomoninë e fytyrës, pasi që mund të ketë komplikime të rrezikshme. Vetëm vitin e fundit në botë ka pasur 100 raste të verbimit. Është punë me shumë përgjegjësi dhe duhet ditur se si ti menaxhojmë komplikimet”, tha ajo.

Tutje, ajo u shpreh se kërkesat më të mëdha janë aplikimi i botoksit, aplikimi i fillerëve dermal, mezoterapia apo plazma e pasur me trombocite dhe së fundi është bërë e famshme profhilo.

“Pacientët vijnë me fotografi ku tregojnë edhe për formën që dëshirojnë, por unë mundohen me i korigju për të ruajtur natyralitetin”, tha ajo në RTK./Indeksonline/

Dr.Rezana Saraçi sjell në Kosovë Profhilo, produktin që ju rinon