Doktoresha Venera Berisha-Muharremi, folëse në Kongresin Botëror të WALT-it në Las Vegas
Doktoresha e njohur, Venera Berisha-Muharremi, ka bërë të ditur se është ftuar nga organizata prestigjioze ndërkombëtare WALT (World Association for Photobiomodulation Therapy) për të mbajtur prezantim oral në Kongresin Botëror Vjetor të përbashkët të tri organizatave.
Kongresi do të organizohet në fushën e fotobiomodulimit dhe laser-terapisë, transmeton IndeksOnline.
Ngjarja shkencore do të mbahet gjatë tetorit, në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrin pjesë ekspertë dhe studiues nga e gjithë bota.
Në njoftimin e saj publik, Dr. Berisha-Muharremi e cilësoi këtë si një nder të madh.
Ajo u shpreh e gatshme të ndajë punën e saj kërkimore me mendjet më të ndritura të laser-terapisë në botë.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Big News!
Nder i madh të ftohem nga WALT (World Association for Photobiomodulation Therapy) për të mbajtur prezantim oral në Kongresin Botëror Vjetor të përbashkët të Tre Organizatave me Renome Botërore
Këtë vit, në tetor, destinacioni është Las Vegas!
…dhe unë thashë: “Sigurisht, shkenca bëhet edhe më mirë nën dritat e neonit!”
Gati për të ndarë punën time kërkimore me mendjet më të ndritura të laser-terapisë në botë.
WHAT HAPPENS IN VEGAS, STAYS IN VEGAS..

