75 Mall Live Search
17:08 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Doktorët britanikë: Pesë mënyrat më të sigurta për të humbur peshë

Të dini se si ta filloni procesin e humbjes së peshës mund të jetë gjë paksa e vështirë.

Me kaq shumë informacione në internet, është paksa konfuze të dini se nga të filloni.

Megjithatë, nëse veç jeni duke synuar ta largoni dhjamin e tepërt, atëherë është shumë e rëndësishme që ta bëni këtë në mënyrë të sigurt.

Prandaj, ekspertët britanikë kanë ndarë disa këshilla se si të humbni peshë në mënyrë të sigurt.

Mos e shmangni mëngjesin
Shmangia e mëngjesit nënkupton se do të mbetni pa nutrientë të rëndësishëm dhe ju nxitë që të mbeteni të uritur tërë ditën.

Hani shujtat rregullisht
Ngrënia e rregullt ju ndihmon të digjni më shumë kalori përgjatë ditës dhe nuk prireni të hani herë pas here ushqime me sheqer apo me yndyrë të pashëndetshme.

Hani shumë pemë dhe perime
Pemët dhe perimet kanë sasi të larta të fibrave, kanë pak kalori dhe përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

Qëndroni aktiv fizikisht
Aktiviteti fizik është esencial për të humbur peshë dhe për ta shmangur shtimin e peshës sepse ju ndihmon t’i digjni kaloritë e tepërta.

Pini shumë ujë
Ndonjëherë kur mendoni se jeni të uritur, faktikisht vetëm mund të jenë të etur. Uji po ashtu është i rëndësishëm për çdo proces të organizmit.