75 Mall Live Search
22:00 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / B XH

Doktori Arbër Tolaj tregon se çfarë pasojave sjell ndotja e ajrit në shëndetin e qytetarëve

Kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj ka shkruar rreth dëmëve që po shkakton ndotja e ajrit në shëndetin e qytetarëve.

Mejku Tolaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nevojiten masa urgjente dhe kontrolle me të rrepta ndaj atyre që po e shkaktojnë ndotjen e ajrit, raporton IndeksOnline.

“Fatkeqësisht, institucionet nuk po ndërmarrin masa serioze dhe afatgjata për ta luftuar ndotjen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Si mjek, çdo ditë e shoh se çfarë pasoja sjell ndotja e ajrit në shëndetin e qytetarëve.

Problemet me frymëmarrje, sëmundjet kardiovaskulare, përkeqësimi i astmës dhe rritja e infeksioneve respiratore janë drejtpërdrejt të lidhura me ajrin që po e thithim.

Fatkeqësisht, institucionet nuk po ndërmarrin masa serioze dhe afatgjata për ta luftuar ndotjen.

Qytetarët vazhdojnë të ekspozohen çdo ditë ndaj ajrit të ndotur, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Nevojiten masa urgjente, kontroll më i rreptë i ndotësve, politika të qarta mjedisore dhe mbrojtje reale e shëndetit të qytetarëve.

Si mjek dhe si qytetar, e konsideroj të papranueshme këtë neglizhencë.

#129aak #1ramushharadinaj #5arbertolaj