Doktori i PDK-së: Do të jem kudo që qytetarët kanë nevojë

Kandidati për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatbardh Rexha, është shprehur se do të jem kudo që qytetarët kanë nevojë.
Rexha, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me propozimin e PDK-së në degën e Mitrovicës dhe besimin e Kryeministrit të ardhshëm z.Bedri Hamza është në mesin e kandidatëve për deputet.
Ndërsa ka shtuar se, besimi i qytetarëve përveç obligim është edhe mision për të.
“Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar me propozimin e PDK-së dega Mitrovicë dhe besimin e Kryeministrit të ardhshëm z.Bedri Hamza që në mesin e kandidatëve për deputet, të jem edhe unë.
Ky është moment i veçantë për mua!
Unë besoj se suksesi ynë vjen nga bashkëpunimi, nga dëshira për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të punuar së bashku. Është moment që na kerkon të bashkohemi dhe veprojmë për një të ardhme të ndritur.
Do të jem kudo që keni ju nevojë, pa u kursyer ashtu si deri më sot, por në kapacitete të tjera, tashmë edhe atë të deputetit, e për të arritur këtë më duhet ndihma e juaj.
*69* është numri me të cilin unë garoj!
Besimi juaj përveç obligim është edhe mision për mua.
Na priftë e mbara, për një Kosovë ma të mirë!”, ka shkruar Rexha./Indeksonline/