75 Mall Live Search
21:45 / E Diele, 12 Janar 2025 / FR

Doktori i PDK-së pritet fuqishëm në Prekaz

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatbardh Rexha, është mirëpritur në Prekaz, nga vendi ku edhe e ka prejardhjen.

Rexha, përmes një postimi në facebook u shprehë se Gjeneral Sami Lushtaku është frymëzimi ynë, që së bashku me Rafet Ramen janë dëshmi se me vetëmohim dhe këmbëngulësi arrihet Liria dhe Fitoret.

“Sot qëndruam në Prekazin heroik, në vatrën e trimave. Pritja dhe mbështetja nga prejardhja ime më bëri të ndjehem me shumë emocion, entuziazëm dhe i bindur në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjeneral Sami Lushtaku është frymëzimi ynë, që së bashku me Rafet Ramen janë dëshmi se me vetëmohim dhe këmbëngulësi arrihet LIRIA dhe FITORET”, ka shkruar Rexha./Indeksonline/