14:51 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / B O

Doktori kosovar përmend katër pikat shqetësuese për mjekësinë në Kosovë

Shkruan, doktor Veton Kurti

Premtimet e Ministrit te Shëndetësisë siq duket kan hasur ne vesh te shurdhër, para disa ditë z.Latifi premtoj se nesë nuk ndermirrët diçka urgjente per stafin Mjekësor, ai do te japë doreheqje. Shëndetësia eshtë ne kolaps, per disa arsye:

  1. Largimi i Mjekëve te rinj, sidomos ne 2 vitet e fundit me statistika te prezantuara nga Oda e Mjekëve te Kosovës eshtë shumë i madh, dikund 200 Mjek te rinj janë larguar nga Kosova, e kur dihen kapacitetet Mjeksorë te Shtetin tonë jane 150-170 studentë pranohen brenda nje viti akademik.
  2. Kushtet e renda te punës.
  3. Siguria e ulte ne vendin e punës.
  4. Pagat e ulta.
    Mendoj se kto janë disa nga arsyet e shumta qe duhet te merren me seriozisht nga Ministri dhe Kryeministri i Kosovës, perndryshë Spitalet Rajonale e shumë QKMF do mbesin pa Mjekë dhe staf mjeksor, blerja e tepihevë dhe tepisonave nuk eshtë urgjente.