75 Mall Live Search
13:42 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Doktori kosovar shërohet nga COVIDI-19, falënderon kolegët e tij nga Klinika Infektive

Profesori i mjekësisë Shefqet Lulaj është shëruar plotësisht nga Covidi-19.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë prof. Lulaj në një letër, përmes së cilës i ka falënderuar kolegët e tij nga Klinika Infektive, si dhe të gjithë miqtë që janë interesuar për shëndetin e tij.

Lexoni letrën e plotë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj gjinekologë-obstetër, miq të nderuar. Ju njoftoj që pas një përballjeje jo të lehtë me virusin Corona ngadhënjeva duke e mposhtur atë me sukses.

Suksesi erdhi me ndihmën e Zotit, personelit të Klinikës Infektive, Reparti B dhe familjes sime, e cila nuk u nda nga unë për asnjë çast.

Tani ndodhëm në shtëpinë time, duke u rehabilituar pas sëmundjes, pasi që unë dhe familja ime që ishin me mua pas testimit kemi rezultuar me test negativ dhe nuk paraqesim rrezik për të tjerët.

Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata kolegë, miq, pacientë që patën shqetësime për shëndetin tim.

Do të rrugtojmë më tej së bashku sepse kemi ende shumë punë për të bërë !