23:53 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Doktori në Podujevë shkon në pushime, pacientët mbesin pa u kontrolluar!

Qytetarët e Kosovës shpesh kanë ankesa lidhur me shërbimet mjekësore në vend.

E në forma të ndryshme ata i shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë dukuri.

Në komunën e Podujevës duhet pritur me javë për të kryer një kontrolle të doktori, pasi ai gjendet në pushim vjetor, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një fotografi ku ka shprehur shqetësimin e tij pasi që sipas tij sot në spitalin e kësaj komune është vënë një letër ku shkruan se doktori në fjalë është në pushim dhe sipas tij nuk mund të kryhen shërbime derisa ai të kthehet.

Ai gjithashtu ka thënë se është detyruar të kërkojë shërbime nëpër klinika private, pasi nuk kishe doktor që e zëvendësonte atë deri sa të kthehet./Indeksonline/