Doktori që i shpëtoi sulmit në veturën e tij, merr detyrën si drejtor i Spitalit të Prizrenit

Osman Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Hajdari dy muaj më parë ka qenë shënjestër e një grupi i cili i vendosi një bombë në veturën e tij.

Në atë kohë Hajdari ishte ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Msc. Osman Hajdari, të premten, zyrtarisht ka marrë detyrën e drejtorit ekzekutiv të spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren. Detyra iu dorëzua nga dr. Shefki Xharra, i cili nga data 10 korrik 2025 e ka ushtruar funksionin e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit të përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren” thuhet në njoftimin e sotëm./Indeksonline/