15:25 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Doktori që operoi Thaçin rezulton pozitiv me Covid-19

Urologu Bashkim Gllareva ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Ai para disa muajsh e kishte trajtuar Presidentin Hashim Thaçi, me një intervenim duke ia hequr gurët nga veshka.

Gllareva ka deklaruar se përkundër infeksionit, me shëndet është relativisht mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim të madh.

“Lutem qe askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin te ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen per kontaktet e ditëve te fundit me mua. Vazhdimisht kam qen i mbrojtur dhe duke respektuar masat, megjithatë kujdes!”, ka deklaruar Gllareva.

Urologu bashkë me dy kolegë të tij Dr. Sabit Mehmetin dhe Dr. Fahredin Veselaj, kanë trajtuar Presidentin Hashim Thaqi para disa muajsh me një intervenim duke ia hequr një gurë nga veshka.