75 Mall Live Search
14:17 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Doktori Sedat Hoti nga Suhareka ka ndërruar jetë

Doktori i njohur në Suharekë, Sedat Hoti ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta doktori nga Theranda, Sedat Hoti. Ai me përkushtimin më të lart, deri në vdekje, i shërbeu pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve te terapisë fizikale”, ka theksuar Kuqi.

Ajo në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Therandës ajo i ka shprehë ngushëllime më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve shëndetësor me rastin e vdekjes së Sedat Hoti.