“Doktori tha se mund të vdes”, 28-vjeçari ndërroi jetë në fushë… 1 ditë pas intervistës
Futbollisti Papy Faty, u nda nga jeta ditën e sotme, pas një kolapsi në fushën e lojës. 28-vjeçari nga Burundi kishte refuzuar këshillat e mjekëve për të hequr dorë nga futbolli, teksa pësoi infarkt në minutën e 15-të të ndeshjes.
Mediat afrikane raportojnë se Faty kishte pasur probleme me shëndetin edhe disa vite më parë dhe si pasoj mjekët i kishin këshilluar të ndërpriste aktivitetin.

Si për ironi të fatit, një ditë para se të ndahej nga jeta, futbollisti 28-vjeçar kishte dhënë një intervistë për një gazetë, teksa tregonte se doktori e kishte këshilluar të mos luante futboll, pasi rrezikonte të humbiste jetën. “Doktori tha se unë mund të vdes”, ishte titulli i gazetës dhe kështu ndodhi…
