23:51 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Doktoron ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti, Behar Selimi doktoroi sot në Fakultetin Juridik të UP-së, me temën “Roli i kreut të shtetit në çështjet e sigurisë kombëtare-studim krahasues”.

Në disertacionin e doktoratës trajtohen autoritetet dhe kompetencat e krerëve të 36 shteteve të botës, i cili studim u vlerësua të jetë i pari i këtij lloji në përmasa globale.

Mbrojtja u bë para komisionit të profesorëve Arsim Bajrami, Murat Jashari dhe Iva Zajmi.