75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / b l

Doku i njohur, dyshi i fuqishëm i PDK-së në Skenderaj, synon mandatin e radhës në Asamble

Me një karrierë të gjatë dhe të respektuar në fushën e mjekësisë, Armir Sejdiu është një nga urologët më të njohur në vend.

Specialisti i Urologjisë mban numrin dy në listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Për shumë qytetarë, ai nuk është vetëm një mjek, por një njeri që u ka qëndruar pranë në momentet më të vështira, me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm të rrallë.

Për vite të tëra, ai ka shërbyer me devotshmëri, duke ndihmuar qindra pacientë dhe duke u bërë simbol i besimit dhe i shpresës për shumë familje. Me të njëjtin përkushtim që e ka karakterizuar në profesion, Sejdiu është aktiv edhe edhe në jetën publike dhe politike, duke kandiduar për anëtar të Asamblesë Komunale të Skenderajt.

Qëllimi i tij është i qartë: të jetë zëri i qytetarëve në vendimmarrje, të sjellë përvojën e tij të pasur profesionale në shërbim të përmirësimit të shërbimeve publike, me theks të veçantë në shëndetësi, mirëqenie sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.