75 Mall Live Search
22:43 / E Premte, 31 Janar 2025 / MSH

“Doku” i PDK-së pritet në familjen e Kadri Veselit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fatbardh Rexha, është takuar sonte me familjen e Kadri Veselit.

Pas një dite të ngjeshur me takime anekënd Kosovës, Rexha ndau kohën për familjen e ish-komandantit “Luli”, për të cilin tha se së shpejti do të jetë në mesin tonë.

“Mbrëmjen e përmbylla në familjen e madhe Veseli dhe fqinjët e tyre. Bindja e thellë se Kryetari Kadri Veseli do të jetë së shpejti në mesin e tonë ishte energji shtesë për angazhim në fitoren e madhe të Bedri Hamzës për Kryeministër.

Faleminderit për mbështetjen e madhe që më ofruat”, u shpreh ai.