75 Mall Live Search
14:44 / E Martë, 30 Janar 2024 / LB

Dokument/ E shtuna e nxehtë e PDK-së, Këshilli drejtues pritet të vendosë për zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet më 3 shkurt në ora 13:00.

Pikë e rendit të ditës është edhe diskutimi për zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt.

IndeksOnline ka siguruar rendin e ditës që iu është dërguar anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së.

Pikë e parë e rendit të ditës është diskutimi rreth aktualitetit politik, me theks të veçantë për Draft Statutin Themelues të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Më poshtë dokumenti: