75 Mall Live Search
19:57 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Dokument/Emrat e 82 mjekëve e infermierëve serb që hyrën sot në Kosovë

Përmes pikës kufitare Merdare, dhjetëra automjete, në mesin e tyre edhe Autoambulanca janë futur në Kosovë nga Serbia.

Indeksonline mëson se të gjithë që hyrën në Kosovë janë nga personeli shëndetësor (punëtorë teknik, mjekë e infermierë) që punojnë në spitale serbe, ku edhe jetojnë, por që të njëjtit nuk janë futur në karantinë.

Ndonëse 20 vetura dhe 5 ndihma të shpejta hyrën sot, Ministria e Shëndetësisë thotë se bëhet fjalë për 14 persona, 10 mjekë dhe 4 infemierë, e sipas këtij institucioni, thuhet se të njëjtit kanë marrë edhe leje, për të monitoruar situatën me koronavirus në veri të vendit.

Indeksonline, sjellë listën me emrat e të gjithë punonjësve shëndetësor që erdhën në Kosovë, e që bëhet fjalë për plot 82 persona.

Ndonëse sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, të hyjnë dhe të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë lejohen vetëm ata profesionistë shëndetësor nga Serbia, të cilët mund të bëjnë vetëm monitorim të situatës me COVID-19 në zona të caktuara, por jo edhe të punojnë.

Më poshtë keni pamjet të qarkullimit të këtyre veturave në territorin e Kosovës./Indeksonline/