18:11 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Dokument/Kërkesa e PDK-së për Seancën e Jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar kërkesën në Kuvend për seancë të jashtëzakonshme për datën 14 prill, lidhur me pakon financiare për luftën kundër Covid19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se nënshkrues janë edhe deputetët e AAK-së, Nismës 6+ dhe deputetë të pavarur.

Indeksonline iu sjellë propozimin e PDK-së, pako kjo e masave ka të të bëjë me aspektin social dhe ekonomik.

Ky propozim përfshinë pako e cila shkon deri në 320 milionë euro. Pagat për të punësuarit në sektorin privat, të paguhen nga 300 euro në muaj për 3 muaj. Përkrahja e ndërmarrjeve private, propozojmë fond 40 milionë euro për përkrahje të ndërmarrjeve te sektorit privat. Parashikohen edhe lirime të tjera sa i përket tatimit fitim qira, dhe shtyrjes së tyre./Indeksonline