10:13 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dokument/Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve e dasmave nuk lejohen

Dje në një mbledhje qeveria në detyrë mori vendim për lehtësimin e masave në luftën ndaj pandemisë COVID-19.

Kështu që nga sot hyri Faza e Tretë, e cila parasheh edhe një rikthim drejt normalitetit, ku janë hapur aktivitete biznesore, përfshirë edhe gastronominë dhe kufijtë tokësorë.

Ndërsa Ministria e Financave, në faqen zyrtare, ka publikuar edhe Urdhëresën 01/11 për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike: lejohen qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë, transmeton Indeksonline.

Sipas të njëtit dokument thuhet se lejohen të operojnë:

  • qendrat tregtare me mjedise të mbyllura
  • lokalet e gastronomisë,duke përfshirë kafiteritë, baret dhe restorantet

Ndërsa nuk lejohet të punojnë:

  • klubet e natës
  • organizimi i ahengjeve dhe dasmave në salla të dasmave ose objekte të tjera dhe
  • veprimtari të ngjashme

E, operatorët përgjegjës për qendrën tregtare duhet të marrë edhe disa masa të cilat janë të figuruara në këtë urdherëse, masa këto mbrojtëse kundër COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK.

Derisa, thuhet tutje se inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e MEPTINIS-it do të mbikëqyrin zbatimin e kësaj urdhërese./Indeksonline