20:12 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Dokument/Lista e deputetëve që nënshkruan për mbajtjen e seancës e jashtëzakonshme për Rimëkëmbjen Ekonomike

Sot shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Berdri Hamza ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, gjatë të premtes, ku do të bëhej shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

IndeksOnline ka siguruar, listën e deputetëve nga radhët e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate e të cilët kanë dhënë nënshkrimet e tyre për mbajtjen e kësaj seance e cila ka kohë që po pritet nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Keto nënshkrime i kanë dhënë vulën përpjekjeve disa javore e të cilat, e që sot fal kësaj nisme u finalizuan.