75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / AR

Dokumentari “Beckham” nominohet me pesë çmime “Emmy”

Së fundmi, David dhe Victoria Beckham kanë ndarë me fansat e tyre reagimet emocionuese për nominimet e çmimeve “Emmy” për vitin 2024.

Për revistën “Hello”, Davidi ka thënë: Është vërtet nder për mua dhe për të gjithë skuadrën krijuese që ka punuar për dokumentarin “Beckham”.

Dokumentari Beckham nominohet me pesë çmime Emmy

Çifti është nominuar në pesë kategori për dokumentarin që u shfaq në Netflix në fund të vitit 2023.

“Ishte një udhëtim kaq i bukur krijimi i këtyre serive të jetës sime, të jetës sonë, një letër dashurie për futbollin dhe për familjen time. Nga ana tjetër, ka qenë vërtetë prekëse për mua dhe Victorian që u pritëm kaq mirë nga publiku. Jam shumë mirënjohës!”, ka thënë Davidi.

Dokumentari Beckham nominohet me pesë çmime Emmy