08:18 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Dokumentari i Michelle Obamas hit në Netflix

Ndalesat nëpër qytete të ndryshme vijnë përmes eventeve dhe bisedave, që zbulojnë një tjetër anë të saj. “Është e vështirë këto ditë por shpresoj që si unë, edhe ju të gjeni ndopak gëzim te puna e Nadia-s,” u shpreh ajo.

Në vitin 2018 dhe 2019, Michelle Obama ishte gruaja më e admiruar në Amerikë. Libri i saj “Becoming” shiti më shumë se 10 milionë kopje dhe u përkthye në 24 gjuhë. Para botimit të “Becoming” në nëntor të 2018-s, Michelle rrëfeu për ABC News disa detaje personale rreth shtatzënisë dhe abortit spontan:

“Ndjeva sikur s’ia kisha dalë në jetë sepse nuk dija asgjë mbi dështimin e një fëmijë; kjo për shkakun se nuk flasim zakonisht rreth kësaj. Zhytemi në dhimbjen tonë duke menduar se jemi të shkatërruara totalisht. Është e rëndësishme të flasim me nënat e reja mbi faktin se dështimet ndodhin.”

“Becoming” do të jetë në Netflix nga data 6 maj.