23:36 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dokumentari i vizitës së Rita Orës tek fëmijët e varfër në Kosovë

Në muajin prill, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora vizitoi vendlindjen e saj.

Ajo vizitoi disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

Ndërsa, Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë ka realizuar një dokumentar ku pjesë e tij është edhe Rita, e cila është ambasadore.

 “Rita Ora vizitoi vendlindjen e saj në Kosovë për të parë se si Unicef po financon infermieret lokale që shkojnë derë më derë për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri. Soccer Aid për Unicef ndihmon që të japin familjeve një dorë ndihmë”, shkruan kjo faqe./Indeksonline/