Dokumente false, 5 shqiptarët e pësojnë nga policia italiane
Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë
italiane pasi janë kapur me dokumente të falsifikuara, në aeroportin e
Ciampinos.
Mosha dhe identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i
ditur pasi policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në
rrjetin e falsifikatorëve, por mediat italiane shkruajnë se të
arrestuarit janë të moshës midis 25 dhe 30 vjeç.
Të arrestuarit kishin ngritur një strategji mjaftë të veçantë
për të kaluar aeroportin, por që në fund dështoi. Procedurën e veçantë e quanin
‘Shkëmbimi’, ku prisnin biletën e kombinonin, një në emër të dokumentit dhe
kuponit që dispononin dhe një në emrin e dokumentit të falsifikuar.
Pasi u arrestuan ata janë verifikuar dhe më pas janë dënuar
me një vit e gjysmë burg por që u pezullua pasi nuk kishin precedent penal të
mëparshëm. Por në rast se kjo do të përsëritet ata i pret një dënim shumë herë
më i madh.