Dokumente gjyqësore zbulojnë fatura të dyshimta në pagesat e Barcelonës ndaj Negreirës
Sipas dokumenteve zyrtare të Prokurorisë Spanjolle në çështjen “Negreira”, disa nga faturat e paguara nga FC Barcelona ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, përmbajnë parregullsi serioze dhe përshkrime të dyshimta shërbimesh.
Mes faturave të përfshira në hetim janë:
- 60.900 € në vitin 2005 për paketa dhuratash me Aloe Vera
- 90.750 € më 4 qershor 2016 për regjistrimin dhe digjitalizimin e ndeshjeve të EURO 2016, edhe pse turneu nuk kishte nisur ende
- 90.750 € më 7 qershor 2018 për ndeshjet e Botërorit 2018, para fillimit të kompeticionit
- 139.200 € më 4 qershor 2010 për Botërorin 2010, i cili ende nuk ishte zhvilluar
- 141.600 € më 15 qershor 2018 për EURO 2012, faturuar gjashtë vite pas përfundimit të turneut
- 145.200 € më 17 qershor 2014 për Botërorin 2014, në një kohë kur kompeticioni sapo kishte nisur
Prokuroria thekson gjithashtu se Barcelona ka kryer pagesa edhe përmes kompanive të tjera të lidhura me Negreirën. Njëra prej tyre ishte në emër të djalit të tij, me përshkrimin “qëllime edukative”, ndërsa një tjetër kompani, e regjistruar në emër të ish-drejtuesit të Barcelonës Josep Contreras, ka marrë pagesa për punime rinovimi.
Këto fakte janë pjesë e hetimit në vazhdim, ndërsa autoritetet spanjolle po analizojnë nëse pagesat kishin justifikim real apo përbëjnë shkelje penale.

