15:07 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Dokumenti i cili paraqet qëndrimin përfundimtar të KOS për Kosovën

Në Kuvendin e sivjetmë të Kishës Ortodokse Serbe temë qendrore ishte Kosova, ndërsa ky është qëndrimi përfundimtar i tyre për Kosovën.

“Ne, peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe dhe Patrikanës së famshme të Pejës, me bekimin e Shpirtit të Shenjtë të mbledhur në seancën e rregullt të Kuvendit të shenjtë të Kryepeshkopisë, i dërgojmë bijve dhe bijave besnikë të kishës sonë të shenjtë, si dhe opinionit vendor dhe botëror këtë porosi.

Çështja e “Kosovës dhe Metohisë” paraqet çështje kishtare, kombëtare dhe shtetërore serbe të rendit të parë. Kisha jonë, si ëma shpirtërore e popullit tonë në përgjithësi si dhe Serbia si shteti i pjesës më të madhe të popullit serb, të cilës i takon territori i “Kosovës dhe Metohisë”, e mbajnë barrën më të madhe të përgjegjësisë për ruajtje të krahinës sonë historike brenda kufijve të Serbisë dhe për ardhmërinë e popullit serb në të.

“Kosova dhe Metohia”, nuk është çështje as e ideologjisë kombëtare apo e mitologjisë, e as vet territorit por paraqet vet thelbin e qenies sonë kishtaro-kombëtare dhe të ekzistimit, pa të cilën humbim në procesin e globalizimit dhe sekularizmit të përgjithshëm,Insajderi.

Sa i përket statusit juridiko-shtetërore të shtetit tonë në “Kosovë dhe Metohi”, gjegjësisht të sovranitetit dhe integritetit të plotë, Kuvendi e përsërit qëndrimin e qartë dhe shumë herë të përsëritur të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, shkëlqesisë së tij Patriarkut Irinej: “Apelojmë te udhëheqësit tonë shtetëror që kurrë nuk guxojnë të japin pajtimin për tjetërsimin e “Kosovës dhe Metohisë”, sepse ajo që merret me dhunë, ajo edhe kthehet, por ajo që i falet dikujt, është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk guxojnë të lejojnë”.