Dokumenti që vërteton se Çitaku kërkoi dorëheqje si ambasadore, në Washington

Vlora Çitaku më 24 shtator ka kërkuar të lirohet nga detyra e saj, si ambasadore në Washington.
“Për më shumë se pesë vite ka qenë nderi i jetës time që të përfaqësoj Republikën e Kosovës në SHBA. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet e Kosovës për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë mua dhe Ambasadës së Kosovës në SHBA”, ka shkruar ajo mes tjerash në kërkesen e saj, transmeton Indeksonline.
Nga ana e tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Çitakut nga pozita e lartëpërmendur.
Çitaku, ka thënë se ka qenë nderë i saj që të përfaqesojë Republiken e Kosovës në SHBA për më shumë se 5vite. /IndeksOnline/
