“Dola me marrë ushqim, më dhunuan në shkollë”, e mbijetuara e dhunës seksuale rrëfen tmerrin që përjetoi

Në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, e mbijetuara e dhunës seksuale po rrëfen në Debat Plus, për tmerrin që përjetoi gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë kohës sa rrinin mbyllur në shtëpi, e mbijetuara e dhunës seksuale, rrëfen se si iu dashtë të dilte për të marrë ushqim, kur përfundoi në duart e paramilitarëve serbë, të cilët e dhunuan atë dhe disa të tjera.
“Shkojshim me marrë ushqime e gjëra edhe i ndajshin kë donin. Kah tregu kam shku me kqyr për familje të burrit e timen, se veç unë mujsha me dal, na ndanë, na quan në shkollë të mesme, tri vetave, aty ishte përplot paramilitarë serbë. Kishin ndezë zjarrë, përgatitshin…
Panduri: Brenda shkollës…?
E mbijetuara: Po, brenda shkollës...
Panduri: Ju hyshit vetëm?
E mbijetuara: Jo, do më të reja se unë para meje.
Panduri: Ishin edhe dy më të reja se ti?
E mbijetuara: Po, më të reja se unë, tri veta, por çka me hy brenda, kishte pasur edhe tjera, maltretime e gjëra të tilla. Pastaj sulme me thikë. Kam edhe shenjat”.
Ajo rrëfen se kur e kishin parë paramilitarët se ajo ishte përgjakur shumë, e kishin liruar duke e larguar jashtë e duke e fyer, derisa edhe ishte alivanosur.
“Edhe kështu, kur e panë që jam shumë e përgjakur me larguan jashtë me fyerje, ku e keni UÇK-në me ardhë me ju shpëtu, ku e keni këtë, dhe mua me larguan përjashtë, ato dyja mbetën brenda, se isha e përgjakur, prej gjaku nuk u dike kah po del. Nuk e di, një zot e di si kam arritur në shtëpi, jam alivanosur. Rrugës duke shkuar si kamë arritur në shtëpi jam alivanosur dhe nuk u dike kah po del ai gjakë”, rrëfen ajo.
E mbijetuara e dhunës seksuale, thotë se burri i saj e kishte përjetuar rëndë atë çka i kishte ndodhur asaj, sepse e akuzonte vetën se “nuk arrita të të mbrojë”./Indeksonline/